Ballina Bota

KORE E JUGUT – Pheniani kryen manovra ushtarake duke simuluar një “sulm bërthamor taktik”

SEUL, 3 shtator /ATSH-DPA/ – Pheniani kreu një stërvitje ushtarake duke simuluar një “sulm bërthamor taktik” në përgjigje të manovrave të përbashkëta SHBA-Kore e Jugut, njoftoi sot media shtetërore e Koresë së Veriut.

“Të shtunën, Koreja e Veriut lëshoi disa raketa në drejtim të Detit të Verdhë midis gadishullit Korean dhe Kinës”, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, dy ditë pasi Uashingtoni dhe Seuli përfunduan manovrat e tyre të mëdha ushtarake vjetore në rajon.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA raportoi se lëshimet ishin pjesë e një manovre qitëse për sulm të simuluar taktik bërthamor… për të paralajmëruar armiqtë për rrezikun aktual të luftës bërthamore.

Agjencia tha se manovra përfshinte lëshimin e dy raketave strategjike me rreze të gjatë të mbushura me koka bërthamore të rreme.

Të enjten, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja përfunduan manovrat e përbashkëta ushtarake vjetore 11-ditore “Mburoja e Lirisë”.

Pheniani ka akuzuar rregullisht Uashingtonin dhe Seulin se po përgatiten për një sulm përmes stërvitjeve të tyre ushtarake, të cilat të dyja vendet e kanë mohuar.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të lëshojë dhe testojë raketa balistike të çdo rrezeje. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Alush Grepcka” në Roskovec, premtim i mbajtur
Artikulli tjetërRama: Kroçera me 648 turistë nga 18 vende të botës rikthehet në Portin e Durrësit