Ballina Ekonomi

Leku humbet terren, forcohen monedhat e huaja

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Monedhat e huaja e kanë nisur mbarë muajin shtator. Ato u forcuan ndjeshëm këtë të premte në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 99.89 lekë, ose 0.43 lekë më tepër se një ditë më parë.

Një euro u këmbye me 108.42 lekë, ose 0.21 lekë më shumë se dje.

Poundi Britanik gjithashtu fitoi terren në kursin e këmbimit me lekun duke u kuotuar 126.68 lekë ose 0.49 lekë më tepër se dje, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 113.24 lekë ose 0.36 lekë më tepër se dje.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZjarrvënie, Policia: 1 i arrestuar e 2 të proceduar në Fier dhe 1 i ndalur në Dibër
Artikulli tjetërGogu: Të gatshëm të bashkëpunojmë me deputetët e opozitës që mbështesin axhendën europiane