Ballina Ekonomi

Retro në Prishtinë, ndezi emocionet e së vjetrës

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Prishtina u zbukurua prej disa copëzave interesante të historisë automotive.

Disa nga ato me të cilat nuk identifikojnë vetëm një markë, por edhe një periudhë të caktuar, apo një film, i cili na ka mbetur në mendje. Një shfaqje e cila promovon nostalgjinë e së shkuarës.

“Ishte një ekspozitë për të gjithë ata që duan të kujtojnë të shkuarën! Një ekspozitë e cila  ndezi emocionet e të vjetrës dhe shuajti kuriozitetin e brezit të ri, për një botë e cila nuk egziston më”, u shpreh Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Pjesë e eventit ishte edhe një prej mjeteve të targuara “R”, Retro Albania, Alfa Romeo Spider me zotërues, Shkëlqim Demirxhiu.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – MM: Moral tepër i ulët në radhët e trupave ruse
Artikulli tjetërI armatosur dhe shpërndante kokainë, pranga 21 vjeçarit ( I sekuestrohen 3 180 euro)