Ballina Bota

BM – MM: Moral tepër i ulët në radhët e trupave ruse

LONDËR, 30 gusht /ATSH-DPA/ – Gjykatat ruse po dënojnë një numër në rritje ushtarësh për dezertim, gjë që tregon se morali midis ushtarëve është i ulët, sipas vlerësimit të fundit nga Ministria britanike e Mbrojtjes.

”Refuzimi për të luftuar ka të ngjarë të reflektojë mungesën e trajnimit, motivimit dhe situatave të larta stresuese me të cilat përballen forcat ruse përgjatë gjithë vijës së frontit ukrainas”, tha ministria.

Analiza iu referua një raporti nga website-i i pavarur rus “Mediazona” më 18 korrik duke thënë se rreth 100 ushtarë janë dënuar për refuzimin e respektimit të urdhrave çdo javë.

“Shkalla e lartë e dënimeve tregon gjendjen e keqe të moralit në ushtrinë ruse dhe hezitimin e disa elementëve për të luftuar”, thuhet në analizë.

Kjo ka pak efekt në shifra pasi Rusia po kompenson humbjet e larta duke dërguar një masë ushtarësh të trajnuar dobët në front.

Që nga mobilizimi i pjesshëm i Rusisë në shtator 2022, Rusia ka përshtatur qasjen e saj ndaj luftës duke përdorur masën e madhe për operacione sulmuese dhe mbrojtëse./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani kërkon ndëshkimin e Serbisë: Po fsheh arkivat për gjetjen e të zhdukurve
Artikulli tjetërRetro në Prishtinë, ndezi emocionet e së vjetrës