TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Taulant Balla, Drejtues Politik i Partisë Socialiste në qarkun Fier këtë të martë ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga puna që po zhvillohet për asfaltimin e segmentit rrugor që lidh fshatin Frakull me fshatin Vjosë.
Balla njofton se po vijon puna për hedhjen e shtresave të asfaltit.
“Mirëmëngjesi! Dhe me punën që vijon për hedhjen e shtresave të asfaltit në segmentin e rrugës që lidh fshatin Vjosë me Frakullën e Vogël në Fier, ju uroj një ditë të mbarë. Shqipëria e ardhmja jonë” thekson Balla.














