TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Policia Rrugore Tiranë njofton se ka vendosur gjoba nga 2.500-10.000 lekë për drejtuesit e automjeteve që hedhin sende gjatë nga dritarja e makinës, duke ndotur ambientin.
Policia e Tiranës, duke ndarë pamje nga kontrollet intensive nënvizon se “është e vendosur për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve dhe pasagjerëve që hedhin sende nga mjetet në lëvizje. Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor. Mjedisi është i të gjithëve, mos e ndotni atë!”, thekson Policia e Tiranës.























