Ballina Bota

RUSI – Putin hesht pas vdekjes së Prigozhinit

MOSKË, 24 gusht /ATSH/ – Drejtuesi i grupit mercenar ”Wagner””, Yevgeny Priogozhin supozohet i vdekur, pasi avioni i tij privat u rrëzua nga një shpërthim pasi u largua nga Moska.

Avioni u filmua duke bërë spirale drejt tokës nga një lartësia prej rreth 8 000 metrash, me një tym që dilte nga trupi i avionit pak para se të shpërthente.

Burimet e ”Wagner” dhe Moskës kanë pohuar se Prigozhini ka vdekur, por nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar.

Anëtarët e grupit ”Wagner” njoftuan një kërcënim rrëqethës duke thënë se “ka shumë diskutime se çfarë do të bëjë Wagner në këtë situatë. Ne do të themi një gjë – po fillojmë. Na prisni”.

Edhe presidenti Vladimir Putin nuk e ka përmendur Yevgeny Prigozhinin, pavarësisht se ka mbajtur një fjalim në samitin e BRICS-it këtë mëngjes./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump do të paraqitet për çështjen e katërt penale të ngritur kundër tij
Artikulli tjetërVerë pa zjarre në Tiranë, Veliaj: Mirënjohës çdo punonjësi zjarrfikës