TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me 30 efektivë të Repartit të Poshnjes, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e zjarrit në fshatin Treblovë, në bashkinë Selenicë.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes së vatrave të zjarrit nga era e fortë, u desh ndërhyrja nga ajri e helilopterit Cougar për normalizimin deri në shuarjen përfundimtare të tij.













