ATHINË, 23 gusht /ATSH-ANA/ – Forcat të shumta të zjarrfikësve shuan flakët në frontin e madh të zjarrit që shpërtheu në zonën e Fylit për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt malit të Parnitës.
Sipas zjarrfikësve, zjarri i rënë mesditën e së martës në Fyli në periferi të malit të Parnitës po vazhdon dhe po shkon në lindje drejt Dardizës, Shën Joanit dhe Agia Paraskevisë.
Në zonë po operojnë 202 zjarrfikëse me 9 ekipe në këmbë dhe 65 automjete, të ndihmuar nga 2 avionë dhe 5 helikopterë.
Përpjekjet e zjarrfikësve mbështeten nga zjarrfikës vullnetarë, çisterna uji dhe automjete të ushtrisë dhe pushtetit vendor.
Gjithashtu, mesazhe u dërguan përmes numrit të urgjencës 112 për banorët e Korfoudi (Samothrace), Zaltsa (Boeotia), Galatas (Nafpaktia)./ /os/






















