Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 18 gusht 2023

TIRANË, 18 Gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht te paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime  dhee alternime vranësirash mesatare deri të dendura në orët e mesditës dhe kryesisht në relievet malore në lindje.Në relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet jugor dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/36 Diell
Kukës 20/32 Diell re shi
Lezhë 19/34 Diell
Dibër 17/33 Diell re shi
Durrës 22/37 Diell
Tiranë 23/35 Diell re
Elbasan 21/36 Diell re shi
Berat 19/35 Diell re shi
Vlorë 21/34 Diell
Korcë 17/32 Diell re shi
Gjirokastër 17/35 Diell re
Sarandë 21/33 Diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Stoltenberg: NATO mbetet e përkushtuar ndaj integritetit territorial të Ukrainës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/08/2023