TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Si rezultat i kontrolleve në të gjitha subjektet e shërbimit në vijën bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan në një lokal në plazhin e Dhërmiut, një tjetër rast të ndotjes akustike.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë menaxher i këtij lokali, kishte vënë muzikë të lartë dhe në tejkalim të orarit të përcaktuar, dhe si pasojë, kishte shqetësuar banorët dhe pushuesit përreth.
Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/m.m/r.e/













