Ballina Flash

Shkodër, lirohen hapësirat publike nga automjetet e braktisura

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Në Shkodër vijon lirimi i hapësirave publike të zëna nga automjetet e braktisura si dhe verifikimi i kontratave të subjekteve dhe i rregullsisë së tabelave për parkimet e rezervuara.

Policia Bashkiake ka vepruar sot në lagjen 4, ku është hequr një automjet i braktisur, si dhe në lagjen 1, bulevardi “Zogu i Parë”, ku në 7 raste parkingjet e rezervuara janë kthyer publike, pasi u kishin përfunduar afatet e kontratave.

Ndërsa ndaj 5 subjekteve të tjera që rezultuan me shkelje sa i takon sinjalistikës vertikale dhe horizontale është proceduar me aktkontrolle për vendosjen sa më parë të sinjalistikës, sipas kontratës me bashkinë.

Bashkia e Shkodrës nisi në 31 korrik punën për lirimin e hapësirave publike të zëna nga automjetet e braktisura. Kjo ndërhyrje do të vazhdojë në qytet dhe jo vetëm, deri në lirimin e të gjitha hapësirave të zëna nga këto mjete.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Trupat ukrainase rimarrin territorin pranë qytetit të kontrolluar nga Rusia të Bakhmutit
Artikulli tjetërZgjidhja e mosmarrëveshjeve përmes ndërmjetësimit, kosto më e ulët për qytetarët