Ballina Bota

POLONI – Një bombe të LIIB evakuon mijëra persona!

LUBIN, 12 gusht /ATSH-AA/ – Rreth 14 mijë personave që jetojnë në qytetin lindor të Polonisë, Lublin, u është dërguar paralajmërim për evakuim për shkak të një bombe të pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas mediave të Polonisë, pas paralajmërimit kanë filluar evakuimet në orën 07:00 me kohën lokale, të cilat do të përfundojnë në orën 11:30.

Të evakuuarit dërgohen me autobusë në një stadium. Gjithashtu kopshtet e fëmijëve janë mbyllur sot.

Janë marrë masa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara dhe personat që kanë nevojë për kujdes.

Asgjësimi dhe heqja e bombës pritet të përfundojë para mesditës.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSot, Dita Ndërkombëtare e Rinisë
Artikulli tjetërRama ndan pamje nga fusha sportive në Kamzë: Të tjera po bëhen gati për të rinj që dashurojnë futbollin