Ballina Flash

DPB dhuron libra për vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Biblioteka e burgut të grave IEVP “Ali Demi” po pasurohet me libra të dhuruar nga qytetarët.

Nismës së IEVP “Ali Demi” për dhurimin e librave për vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin i është përgjigjur sot stafi i Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve së bashku me drejtorin e përgjithshëm, Admir Abrija.

Nga sot deri në 18 gusht në hyrje të Drejtorisë së Përgjithshme, do të ketë një stendë ku mund të dhurohen libra nga stafi civil dhe me uniformë.

Këtë nismë e ka vlerësuar edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili është shprehur se, “kush dhuron një libër, dhuron një çast lirie!”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINE – Pekini zyrtar: Urdhri i ri i teknologjisë amerikane shkel parimet e ekonomisë së tregut
Artikulli tjetërVdes Robbie Robertson, kitaristi dhe kompozitori i grupit ”The Band”