Ballina Aktualitet

Peleshi: Asgjësim i municioneve të paplasura në të gjithë territorin e vendit

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Efektivët EOD vazhdojnë punën në të gjithë territorin e vendit tonë për asgjësimin e municioneve të paplasura.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se ky është një angazhim i vazhdueshëm për të garantuar sigurinë.

“Kthimi në zona të pastra duke siguruar që municionet të mos paraqesin asnjë rrezik për komunitetin është prioritet dhe përgjegjësi e jona”, nënvizoi ai.

Peleshi shprehu mirënjohje për të gjithë efektivët e FA, të cilët, theksoi ai, “tregojnë guxim dhe janë shembulli më i mirë i përkushtimit ndaj detyrës së tyre”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPushtim i hapësirave në plazh dhe kultivim kanabisi, Policia: Në pranga 2 pronarë subjektesh
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/08/2023