TIRANË, 5 gusht/ATSH/Qendra shëndetësore në Zall-Mner, Kamëz, ofron tashmë ambiente dhe shërbime më të mira për banorët e kësaj zone pas rehabilitimit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje si ishte dhe si është transformuar kjo qendër shëndetësore.
“Ja transformimi i qendrës shëndetësore në Zall-Mner, Kamëz, që tani ka hapur dyert për banorët e zonës”, tha Rama.
Me buxhetin e 2023 për programin e rehabilitimit të qendrave shëndetësore këtë vit ka nisur rehabilitimi edhe i 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave brenda këtij mandati qeverisës.
/k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























