Ballina Aktualitet

Tabaku: Rritja 20% e çmimit të vajit të ullirit për eksport, hap pozitiv për prodhuesit

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku vlerësoi sot rritjen 20 % të çmimit të vajit të ullirit për eksport.

Por, Tabaku u shpreh se zhvlerësimi i euros kufizon përfitimet.

Sipas saj zgjidhja është lufta ndaj ekonomisë informale dhe mbështetje ndaj bujqësisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se, “rritja 20 % e çmimit të vajit të ullirit për eksport është hap pozitiv për prodhuesit dhe bujkun”.

Por, shtoi ajo, “zhvlerësimi i euros dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë kufizon përfitimet”.

“Zgjidhja? Luftë ekonomisë informale dhe mbështetje Bujqësisë”, shkroi Tabaku.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTelevizoni francez “66 Minutes” reportazh për parkun kombëtar të Vjosës
Artikulli tjetërFOKUS – Ukraina dhe Rusia konfirmojnë rrëzimin e dronëve të njëra-tjetrës