Ballina Flash

Pasurohet me libra biblioteka e IEVP “Ali Demi”

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Biblioteka e burgut të grave IEVP “Ali Demi” po pasurohet me libra të dhuruar nga qytetarët.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka përgëzuar drejtoreshën Lindjana Laçi dhe stafin për iniciativën frymëzuese dhe ka inkurajuar të gjithë punonjësit e IEVP të përfshihen sa më shumë në këto nisma të mëdha.

“Kush dhuron një libër, dhuron një çast lirie!”, është shprehur Manja, i cili e ka cilësuar si të shkëqyer këtë nismë.

“Një nismë e shkëlqyer, e nisur nga IEVP “Ali Demi,” po pasuron bibliotekën e grave dhe vajzave në konflikt me ligjin”, ka theksuar ai.

Manja ka ftuar të gjithë qytetarët të përqafojnë këtë nismë pozitive, si një shembull frymëzimi që shpalos anën tonë më të mirë si shoqëri.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrezikuan jetën e plazhistëve, bllokohen 3 mjete lundruese në Potam dhe Borsh
Artikulli tjetërHidhet shorti i “Abissnet Superiore 2023/2024”, zbardhet kalendari i plotë i ndeshjeve