Ballina Flash

Parashikimi i motit, 1 gusht 2023

TIRANË, 1 gusht /ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira të pakta deri mesatare, ne orët e mesditës. Në mënyrë të izoluar do të ketë reshje të dobta shiu në majat e maleve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 12 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/36 Diell
Kukës 19/33 Diell
Lezhë 22/35 Diell
Dibër 20/32 Diell
Durrës 24/38 Diell
Tiranë 24/37 Diell
Elbasan 22/38 Diell
Berat 26/36 Diell
Vlorë 25/35 Diell
Korçë 17/28 Diell
Gjirokastër 25/36 Diell
Sarandë 21/35 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Kina kufizon eksportin e dronëve për të parandaluar përdorimin e tyre në luftën Rusi-Ukrainë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/8/2023