Ballina Aktualitet

Vasili në SPAK: U thirra si person që ka dijeni

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u thirr sot nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai u pyet për mbi 1 orë nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Në dalje nga SPAK, Vasili nuk ka dhënë detaje lidhur me marrjen në pyetje.

“U thirra si person në dijeni. Kisha ca pyetje u përgjigja. Për çështje që kishin interes ata. Pyesni SPAK-un”, u shpreh Vasili për mediet.

Mediet raportojnë se Vasili është thirrur për çështjen e lobimit të LSI-së në SHBA.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje më herët dhe ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Dhjetëra shtëpi të pabanueshme nga zjarret
Artikulli tjetërBerisha: Basha është në mision si peng i vërtetë