Ballina Bota

AZERBAJXHAN – Shusha mikpret Forumin Global të Medias

SHUSHA, 21 korrik /ATSH-AZERTAC/ – Forumi Global Mediatik me temë “Media e Re në Epokën e Revolucionit të Katërt Industrial” po zhvillohet në qytetin e Shushas, në Azerbaxhan.

Presidenti Ilham Aliyev do të mbajë edhe një fjalim përshëndetës në këtë forum ku janë të pranishëm 150 pjesëmarrës nga 49 vende, përfshirë agjencitë shtetërore të lajmeve nga 34 vende, 12 organizata ndërkombëtare dhe mediatike.

Edhe Agjencia Telegrafike shqiptare është ftuar të jetë pjesë e këtij forumi të medias, duke u përfaqësuar nga drejtoresha e përgjithshme e saj , znj. Valbona Zhupa.

Gjatë forumit do të diskutohen çështje me rëndësi globale në fushën e medias dhe të informacionit.

Emra të njohur të medias botërore dhe ekspertë do të diskutojnë rreth mjeteve të reja të gazetarisë dhe komunikimit në epokën dixhitale, transformimin dixhital, menaxhimin e medieve dhe modelet e qëndrueshme të biznesit të medias, tendencat e konsumatorëve dhe edukimin mediatik në mediat e reja, metodat e luftimit të dezinformimit dhe lajmeve të rreme, sigurinë e gazetarëve dhe çështje të tjera.

Kjo është hera e parë që qyteti i Shushës bashkon drejtues të medieve kryesore botërore, organizatat e medieve, ekspertë të medias dhe komunikimit dhe gazetarë të njohur./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj pret Hohmann: Anëtarësimi në BE, objektiv strategjik
Artikulli tjetërMbështetje nga IPARD, për linjën përpunuese të frutave të thata, Krifca: Rrisim standardet në prodhim, fuqizojmë ekonominë fermere