Ballina Flash

Grupi ndërinstitucional i punës për identifikimin dhe rikuperimin e personave të zhdukur njihet me modelin kroat

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Grupi ndërinstitucional i punës për identifikimin dhe rikuperimin e personave të zhdukur gjatë të kaluarës komuniste u mblodh në mjediset e Prezencës së OSBE-së.

Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, zyrës së Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Policisë së Shtetit, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur vijuan diskutimet për projektvendimin e Këshillit të Ministrave, që përcakton rolet dhe përgjegjësitë e secilit institucion të përfshirë në proces.

Përmes lidhjes online, ata shkëmbyen përvoja me kolegë nga Ministria e Kroacisë për Çështjet e Veteranëve.

Drejtorja e Drejtorisë për Personat e Ndaluar dhe të Zhdukur në këtë ministri, Ivona Paltrinieri, e njohu grupin e punës me modelin kroat të zgjidhjes së çështjeve të identifikimit dhe rikuperimit të trupave të personave të zhdukur.

Takimi u mbështet nga Fondacioni “Konrad Adenauer”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHohmann: Shqipëria, 100% harmonizim me pozicionet dhe politikën e BE-së
Artikulli tjetërFOKUS – Belgjika përfshin Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta