Ballina Aktualitet

Ligji për studentët e mjekësisë, Çupi: Të dëgjohen studentët

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut diskutoi sot pr/ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë të studentëve që ndjekin programin Mjekësi e Përgjithshme në institucionet publike shqiptare, ku mori pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi kërkoi në Komision që të dëgjohen studentët

Kërkesën Çupi e bëri në emër të opozitës duke i kërkuar kryetares së Komisionit që të thërrasë studentët në komision.

“Ne duhet të dëgjojmë studentët, jo qeverinë e mazhorancën se boll i kemi dëgjuar me arrogancën e tyre. Ka një tabelë ku thuhet se do të ketë datë për konsultim me grupet e interesit. Por kjo datë është bosh. Me kë jeni konsultuar kur nuk jeni konsultuar me studentët?! Kërkoj të dëgjohen studentët, boll e kemi dëgjuar arrogancën e qeverisë”, u shpreh deputetja Çupi.

“Ne si opozitë duam që studentët, fëmijët tanë të dëgjohen sepse po flasim për fatin e tyre”, tha Çupi.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, vuri theksin tek mungesa e kohës, pasi sipas saj ligji kalon me procedurë të përshpejtuar për shkak të urgjencës dhe do të krijonte vonesa thirrja e tyre.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – FT: Turqia trefishon taksat e karburanteve në përpjekje për shtimin e financimeve publike
Artikulli tjetërBerisha: Dokumentet për shpalljen non-grata dolën nga burimet e Sorosit dhe Lulzim Bashës