Ballina Flash

Parashikimi i motit, 11 korrik 2023

TIRANË, 11 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 5-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/36 Diell
Kukës 18/34 Diell
Lezhë 23/36 Diell
Dibër 16/33 Diell
Durrës 23/37 Diell
Tiranë 24/36 Diell
Elbasan 22/37 Diell
Berat 20/37 Diell
Vlorë 23/36 Diell
Korçë 18/31 Diell
Gjirokastër 18/36 Diell
Sarandë 22/34 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Lajçak takoi Bislimin: U dakorduam për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/7/2023