Ballina Flash

“Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore”, PS trajnon kryebashkiakët e rinj

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Partia Socialiste ka nisur trajnimin e kryebashkiakëve të rinj për t’iu përgjigjur më mirë sfidave.

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri nënvizon se në qendër të këtij trajnimi janë “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore”.

“Në trajnimin me temë: “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore” për kryetarët e bashkive të zgjedhur për herë të parë organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert – Stiftung”.

Roli i qeverisjes vendore në procesin e anëtarësimit në BE, forcimi i demokracisë dhe principet për një qeverisje vendore efektive ishin disa nga çështjet themelore që ezauruam.

Kontribut të çmuar në diskutimin e këtyre temave dhanë edhe Stine Kappler, Drejtoreshë e zyrës së Tiranës Friedrich Ebert-Stiftung dhe Carsten Sieling, nga SPD-ja gjermane, ish kryetar i bashkisë së Bremen-it dhe ish – deputet i Bundestagut”, thekson Gjiknuri.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUSHINGTON – SHBA i bën thirrje Kinës të luftojnë së bashku ndryshimet klimatike
Artikulli tjetërPas ngjarjes së rënda në Krujë, Rraja: Lë mandatin e deputetit, i bëj thirrje djalit tim të dorëzohet