Ballina Flash

Fituesit e fondit të letërsisë për fëmijë

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Dhjetëra fëmijë kanë mbushur hapësirën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL), ndërsa u ndanë vlerësimet për 3 veprat e reja të letërsisë për fëmijë që do të mbështeten nga QKLL. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

10 dorëshkrime u dorëzuan në këtë Fond, i cili u gjykua nga një juri e kryesuar nga shkrimtari Fatmir Gjestila dhe anëtarë Anisa Ymeri dhe Majlinda Nana.
3 vepra do të jenë në duart e lexuesit të vogël brenda vitit 2023 dhe ato janë:

“Aventura e Bebit” me autore Teuta Dhimarko Kasoruho. E vlerësuar për një gjetje të kërkuar dhe mjaft interesante ku nëpërmjet një rrëfimi dhe një dialogu të zhdërvjelltë, të ngrohtë, të shpejtë e të kursyer, përcillet tek fëmijët e moshës fillestare shkollore.

“Arinjtë duan të fluturojnë” nga Rovena Rrozhani, i shkruar në përshtatshmëri me moshën e fëmijëve, përmes një rrëfimi të zhdërvjellët, përjetimit të personazheve dhe një informacioni të tërthortë, dukë përçuar mesazhe të qarta si thirrje për mbrojtjen e kafshëve dhe të mjedisit të tyre natyror.

“Alfabeti i Bletës” nga Xhahid Bushati, për vargun dhe figuracionin e thjeshtë, gazmor e lodërtar për moshën e fëmijëve të arsimit fillestar, ku poemthat e këtij libri përcjellin këndshëm dashurinë për natyrën, si një thirrje për të qenë më shumë pranë saj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – “Deutsche Bahn” përdor IA-në në transportin e produkteve
Artikulli tjetërIbrahimaj: Qëndrueshmëri e mirë e skemës së sigurimeve shoqërore