Ballina Flash

“Dinamo” përforcon mbrojtjen, prezantohen Hoxha dhe Marku

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ “Dinamo” përforcon repartin e mbrojtjes duke nënshkruar me dy futbollistë. Blutë e kryeqytetit kanë njoftur përmes rrjeteve sociale nëshkrimin me dy mbrojtësit, Albion Marku dhe Rustem Hoxha.

“Dinamo”, që këtë sezon do të jetë pjesë e superligës së futbollit ka nisur kështu fusahtën e përforcimeve. Marku luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa Hoxha në qendër të prapavijës. Lojtarët kanë firmosur kontratat e tyre në prezencë të presidentit Ardjan Bardhi.

“FC Dinamo zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Rustem Hoxha. Mbrojtësi durrsak rikthehet në Superiore pas 2 sezoneve shumë të suksesshme me ekipin e Ballkanit në Kosovë.  Hoxha është një prodhim i “Teutës” ndërsa më herët ka luajtur edhe me “Kukësin” e “Luftëtarin””, bëhet me dije në rrjetet sociale nga klubi i futbollit “Dinamo”.

“Albion Marku është zyrtarisht “Dinamovit”! “FC Dinamo” njofton se ditën e sotme në praninë e presidentit Bardhi, mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të 18-herë kampionëve të vendit për sezonin e ri.  Marku më herët ka qenë pjesë e “Laçit” dhe “Partizanit” në Superiore, ndërsa sezonin e fundit ishte i huazuar nga “Dinamo” tek skuadra e “Teutës” së Durrësit”, njofton klubi i “Dinamos” duke prezantuar Markun.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARRSH: Drejt përfundimit veprat e artit në rrugën Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë
Artikulli tjetërIbrahimaj: Turizmi, eksportet dhe investimet e huaja forcuan lekun