Ballina Flash

Parashikimi i motit, 3 korrik 2023

TIRANË, 3 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet kodrinore – malore në lindje në orët e drekës dhe ato të pasdites. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara në orët e nxehta të ditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era në mesdite fiton shpejtësi 6-8m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/30 Diell
Kukës 18/28 Diell re
Lezhë 18/28 Diell
Dibër 16/29 Diell re
Durrës 23/30 Diell
Tiranë 20/31 Diell
Elbasan 19/32 Diell re
Berat 19/31 Diell re
Vlorë 22/31 Diell
Korçë 16/29 Diell re
Gjirokastër 20/34 Diell re
Sarandë 19/29 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti: Masat e BE-së të padrejta, s’bëjmë kompromis me kushtetueshmërinë e vendit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/7/2023