Ballina Flash

Fitorja e betejës së Torviollit nga Heroi Kombëtar Skënderbeu

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Më 29 qershor 1444, Skënderbeu fiton betejën e parë me turqit, në fushën e Torviollit.

Pasi Skënderbeu u kthye në vendlindje dhe nisi një kryengritje shqiptare, sulltan Murati II dërgoi një prej komandantëve më me përvojë, Ali Pashën, me një ushtri të madhe për të shtypur shqiptarët. Skënderbeu e priste këtë reagim kështu që u zhvendos me trupat e tij. Dy komandantët e lartë u takuan në Torvioll (në veri të Peshkopisë) ku ngritën kampet.

Më 29 qershor, Ali Pasha doli nga kampi i tij dhe urdhëroi forcat e tij të sulmonin ushtrinë e Skënderbeut. Pasi forcat kundërshtare po afroheshin në pozicionin e duhur, Skënderbeu urdhëroi forcat e fshehura në pyjet prapa ushtrisë turke për të sulmuar ushtrinë armike nga pas. Rezultati ishte shkatërrues për osmanët dhe e gjithë ushtria sulmuese u mposht.

Në dorëshkrimet e Fan Nolit të ruajtura në fondin e tij gjendet ky fragment, i cili përmend Betejën e Torviollit:

“I fundit, por jo më pak i rëndësishëm, Antivarini është biografi i vetëm i Skënderbeut i cili na jep neve emrat dhe datat e dy prej betejave më të rëndësishme të Skënderbeut, atë të Torviollit të 29 qershorit 1444 dhe Betejën e Albulenës të 2 shtatorit 1457.”

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDigjitalizimi katërfishon numrin e studiuesve në Arkivin e Shtetit
Artikulli tjetërSHBA – Pistorius: Është shumë herët për të ditur se sa të thella janë çarjet e Kremlinit