Ballina Flash

Digjitalizimi katërfishon numrin e studiuesve në Arkivin e Shtetit

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Katërfishohet numri i studiuesve të regjistruar në Arkivin e Shtetit. Viti 2019 shënoi pikën e kthesës në drejtim të shfrytëzimit të pasurisë dokumentare.

Dikur, pikëtakimi i vetëm me koleksionet arkivore të shtetit shqiptar, mundësohej vetëm përmes vizitave fizike në Sallën e Studimit të DPA-së. Prej 4 vjetësh, qasja në dokumente është e mundshme kudo dhe kurdoherë.

Ndërmarrja e arkivimit digjital ka ndikuar pa kthim në të ardhmen e metodave të administrimit të pasurisë arkivore. Kësisoj, digjitalizimi ka rritur produktivitetin institucional, duke mundësuar po ashtu edhe ruajtjen afatgjatë të materialeve dokumentare, për hir të brezave të ardhshëm.

Nisma mbarëkombëtare e çeljes së Këndeve Arkivore e shtrirë në dhjetëra qytete, brenda dhe jashtë Shqipërisë, i ka dhënë një hov të mëtejshëm kurbës së studiuesve të regjistruar në hapësirat studimore. Arkivat strehojnë të shkuarën, duke shërbyer me pulsin e kohës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLegalizimi i kanabisit mjekësor, Tabaku: Çfarë nevoje ka për këtë ligj, kur sot Shqipëria ka prioritete të tjera?
Artikulli tjetërFitorja e betejës së Torviollit nga Heroi Kombëtar Skënderbeu