Ballina Flash

Rama: Erë e re për trajtimin e mbetjeve në Theth e Ndërlysaj


TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Pastrimi i territorit vijon të mbetet prioritet, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna që kryhet në zonat turistike të Thethit e Ndërlysajt, ku sipas tij, “ka nisur edhe një erë e re e trajtimit të mbetjeve”.

Rama apeloi që “qytetarët e bizneset patriotizmin duhet ta shfaqin sot më shumë se kurrë me përgjegjësi ndaj natyrës”.

“Në Theth e Ndërlysaj, ku bashkë me pikun e sezonit turistik malor që sjell çdo ditë e më shumë vizitorë, ka nisur edhe një erë e re e trajtimit të mbetjeve, me shpërndarjen e kontenierëve të rinj dhe zgjerimin e hartës së pastrimit për t’i dhënë fund situatave degraduese që na skuqin faqen, por edhe duke bashkëpunuar ngushtësisht me qytetarët e bizneset, që patriotizmin duhet ta shfaqin sot më shumë se kurrë me përgjegjësi ndaj natyrës”, shkruan Rama.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE forcon luftën kundër trafikut të drogës
Artikulli tjetërITALI – Arrestohen 43 persona të lidhur me krimin e organizuar të ‘Ndrangheta’