Ballina Flash

Studentët e Mjekësisë protestë përpara Ministrisë së Arsimit

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Studentët e Fakultetit të Mjekësisë protestuan sot, pasi janë kundër propozimit që pas përfundimit të studimeve të detyrohen të ofrojnë shërbim shëndetësor në vendin e tyre.

Ata protestuan para Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa më pas u drejtuan tek Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Të veshur me uniformat e bardha dhe me pankarta studentët përsëritën thirrjet kundër punësimit të detyruar në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Rektori i Fakultetit të Mjekësisë, Arben Gjata në një intervistë televizive tha dje se “për studentët e Mjekësisë është një fazë diskutimi, por nuk ka asnjë draft të përgatitur.
Një nga propozimet që është bërë nga ana e qeverisë ka qenë sigurimi i vendit të punës pas mbarimit të studimeve në sektorin publike shoqëruar kjo me lidhjen e një kontrate për të shërbyer 3 vjet në Shqipëri, duke mos i përjashtuar gjatë kësaj periudhe 3-vjeçare nga marrja e specializimeve”.

Studentët kërkojnë që të ketë zgjidhje efektive dhe jo t’i detyrojë të punojnë në Shqipëri tre vite pas përfundimit të studimeve.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinalizohet operacioni “Alpe të pastra”, asgjësohen 4999 bimë kanabis
Artikulli tjetërMiqësoret me Maqedoninë e Veriut U-17, Behari: Kemi risi në listë