Ballina Flash

Gjimnazistë nga Lezha, bisedë për programet e BE-së për rininë

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Europian organizoi sot në Europe House, bisedë me gjimnazistët nga Lezha, pjesëmarrës aktivë te Qendra Rinore Hana.

“Të mahnitur nga energjia e këtyre studentëve të talentuar dhe kureshtarë. Diskutuam mbi politikat dhe programet e BE-së, të dedikuara ndaj rinisë, si Erasmus+, si dhe mundësi të tjera, ku ata mund të gjejnë veten e tyre”, u shpreh Delegacioni i BE-së në rrjetet sociale duke publikuar foto nga aktiviteti.
Gjatë takimit, sipas Delegacionit të BE-së, u shkëmbyen ide mbi rëndësinë e bashkëpunimit në nivel lokal, duke përfshirë fusha të tilla si turizmi, arti dhe kultura.
“Për më tepër, u fokusuam në sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe nevojën për të punuar së bashku për ndërtimin e një Shqipërie evropiane”, thuhet në njoftim.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKE- Peskov: Rusia nuk do të lejojë që përfaqësuesit e OKB-së të hyjnë në rajonet e përmbytura
Artikulli tjetërNdeshja ndaj Ishujve Faroe, Silvinjo & Ylber Ramadani: E vështirë, por duhet të fitojmë