Ballina Ekonomi

Reshjet e shiut, ARRSH: Qarkullim pa probleme

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Reshjet e shiut që përfshinë vendin tonë gjatë 48 orëve të fundit kanë shkaktuar rënie të inerteve në trupin e rrugës në disa akse.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se kontraktorët me mjete dhe punëtorë ishin në terren duke punuar për pastrimin e inerteve dhe të veprave të kullimit.

Sipas ARRSH-së, të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi i mjeteve është kryer pa probleme.

“Akset rrugore kombëtare kanë qenë gjatë gjithë kohës të hapura dhe qarkullimi ka vijuar pa probleme”, bëri të ditur ARRSH.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdahen parcelat për plazhe në Velipojë, Beci: Mbarëvajtje e sezonit turistik
Artikulli tjetërManastirliu: Gatishmëri për urgjencat pediatrike në stinën e verës