MINSK, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Bjellorusia nuk do të kishte asnjë shqetësim për përdorimin e armëve bërthamore nëse do të sulmohej, deklaroi presidenti Aleksander Lukashenko duke nënvizuar se ”ishte ai që i bëri presion presidentit rus Vladimir Putin për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi”.
Këto armë pritet të mbërrijnë muajin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur agjencia bjelloruse e lajmeve, Belta.
”Gjithçka është gati. Mendoj se do të duhen disa ditë dhe do të marrim atë që kemi kërkuar”, theksoi Aleksander Lukashenko.
Katër ditë më parë, Putin tha se vendosja e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi do të fillojë pas 7 ose 8 korrikut, kur pritet të përfundojnë punimet ndërtimore në instalimet e nevojshme./ /os/























