Ballina Bota

GREQI – Mitsotakis premton rritjen e pagës minimale

ATHINË, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Katër vitet e ardhshme do të ofrojnë paga më të larta për çdo shtetas grek. Paga mesatare në vendin tonë do të rritet në 1500 euro, ndërsa paga minimale në 950 euro, tha sot ish-kryeministri dhe kryetari i partisë “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis.

Deklarata e Mitsotakis erdhi gjatë një takimi në ishullin Salamina, në kuadër të zgjedhjeve politike të planifikuara në Greqi, më 25 qershor.

Ish-kryeministri, i cili synon rizgjedhjen dhe marrjen e shumicës absolute në parlament, premtoi gjithashtu mbështetjen e tij për familjet greke dhe nënat që punojnë, duke iu referuar problemit demografik që sipas tij po merr karakteristikat e një krize.

“Në tregun e punës duhet të hyjnë më shumë gra, të cilat do të jenë në gjendje të mbështesin të ardhurat e familjes”, theksoi Mitsotakis. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParqet arkeologjike, Margariti: 88 857 vizitorë në pesë muajt e parë të 2023
Artikulli tjetërSHBA – DASH sërish thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës