Ballina Flash

Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet nëpër lagje

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Bashkia e Tiranës vijon punën intensive për sistemimin dhe rehabilitimin e shtresave asfaltike nëpër lagje.

Punëtorët e bashkisë bashkë me mjetet e tyre kanë ndërhyrë në rrugët ”Pjetër Budi” dhe “Stavri Vrioni”.

Investimet e bashkisë së Tiranës në nivel kapilar po vijojnë duke prekur çdo rrugicë të kryeqytetit. Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar ndërhyrje në infrastrukturë gjer në shtëpitë më të largëta.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Mbi 60 mjekë specialistë i shtohen sistemit shëndetësor publik
Artikulli tjetërMinistri Aliu viziton kryetarin e Leposaviçit, protestuesit e qëllojnë me vezë