Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 11 qershor 2023

TIRANE, 11 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë maleve në mëngjes, ndërsa në mesditë e pasdite reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar duke u shoqëruar me stuhi e shtrëngata lokale me shkarkesa elektrike kryesisht në qendër, në verilindje e në juglindje.

Në intervale të shkurtra kohore reshje në formë breshëri. Mbas orëve të pasdites reshjet do të mbetën prezente në relieve malore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri në 12m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/26 Diell re shi
Kukës 13/24 Diell re  shi
Lezhë 15/25 Diell re shi
Dibër 11/25 Diell re  shi
Durrës 16/27 Diell re shi
Tiranë 19/27 Diell re shi
Elbasan 15/28 Diell re shi
Berat 14/28 Diell re  shi
Vlorë 16/26 Diell re  shi
Korcë 12/23 Diell re shi
Gjirokastër 12/27 Diell re  shi
Sarandë 16/26 Diell re  shi

 

 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Velipoja turistike i bashkohet nismave të pastrimit e përgatitjeve për suksesin e sezonit veror
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/6/2023