Ballina Flash

Parashikimi i motit, 10 qershor 2023

TIRANË, 10 qershor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtune vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe intervale kthjellimi. Në orët e mesditës dhe pasdites vonë vranësirat do të shoqërohen nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Në relievet e larta malore në zonën e veriut reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/28 Diell re shi
Kukës 14/26 Diell re  shi
Lezhë 16/27 Diell re
Dibër 13/25 Diell re  shi
Durrës 17/28 Diell re
Tiranë 20/28 Diell re
Elbasan 16/29 Diell re
Berat 13/29 Diell re  shi
Vlorë 17/27 Diell re  shi
Korçë 11/24 Diell re
Gjirokastër 13/27 Diell re  shi
Sarandë 18/27 Diell re  shi

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz pret që një projekt-ligj i diskutueshëm për ngrohje të miratohet javën e ardhshme
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/6/2023