TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka mbërritur në Riad të Arabisë Saudite.
Ajo do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS (D-ISIS), nën bashkëkryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përfaqësuar nga Anthony Blinken dhe Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, përfaqësuar nga princi Faisal bin Farhan Alsaud.
Takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Koalicionit Global të luftës kundër ISIS, përbën një event të rëndësishëm dhe kontribues në orientimin, bashkimin e përpjekjeve globale, shprehjes dhe riafirmimit të vendosmërisë dhe angazhimit të vendeve partnere në Koalicion, për një fitore të qëndrueshme kundër terrorizmit ndërkombëtar, mbi bazën e zbatimit të kërkesave të së drejtës dhe akteve ndërkombëtare, posaçërisht të rezolutave të KSOKB.
/r.e/























