Ballina Flash

Peleshi: Trupat e Policisë Ushtarake në stërvitjen ndërkombëtare në Rumani

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Pas përfundimit të stërvitjes ushtarake Defender Europe ’23 në vendin tonë, trupat e Forcave të Armatosura po marrin pjesë në sfida të tjera.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi sot se efektivët e Policisë Ushtarake në stërvitjen ndërkombëtare Saber Guardian në Rumani, vijojnë të tregojnë aftësi dhe nivel të lartë të përgatitjes, përkrah ushtarakëve të tjerë të NATO-s, pjesë e Defender Europe 2023.

Në kuadër të Defender Europe ’23, për më se një muaj mbi 24 mijë trupa ushtarake nga 26 vende të NATO-s dhe partnerë të saj demonstruan fuqinë në shumë vende njëherësh, nëpërmjet skenarëve strategjikë dhe realizimin e detyrave operacionale në tokë, ajër e det.

Në përfundim u shpërndanë “Certifikata Mirënjohje” për 17 ushtarakë të huaj, pjesëmarrës në stërvitjet që u zhvilluan në vendin tonë në kuadër të “Defender ‘23”, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi nga ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbrigade Arben Kingji.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Maturantja Kristina Popova përzgjidhet Mbretëresha bullgare e Trëndafilit
Artikulli tjetërNdërhyrjet e jashtme në proceset demokratike, Balla: Kuvendi duhet të ngrejë Komision të Posaçëm