Ballina Flash

​Lista Serbe përsërit kushtet për Qeverinë e Kosovës

PRISHTINË, 2 qershor/ATSH/ Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka përsëritur kërkesat që sipas tij duhet t’i plotësojë Qeveria e Kosovës në mënyrë që të ndërpriten protestat në veri.

Duke folur para gazetarëve, Rakiç i ka ndarë kërkesat në dy faza ku faza e parë sipas tij është tërheqja e policisë nga komunat e veriut, lirimi i të gjithë të arrestuarve nga protestat, dhe që kryetarët e zgjedhur shqiptarë të mos shkojnë në objektet komunale.

Ndërsa faza e dytë sipas tyre është tërheqja e njësitë speciale nga veriu i Kosovës, formimi i Asociacioni si dhe ndërprerja e procedurave gjyqësore ndaj të gjithë të dyshuarve, duke përfshirë këtu edhe të arrestuarit e protestës.

Ai nuk ka dashur të flas për zhvillimet e djeshme ku ndërkombëtarët kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri, duke thënë se zyrtarisht nuk kanë asnjë përgjigje./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Drejtimi kolegjial është shkatërrim i opozitës
Artikulli tjetërNdëshkohen 142 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara në Durrës