Ballina Aktualitet

KAS shqyrton dy kërkesa ankimore

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën ankimore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet që kundërshton rezultatet zgjedhore të bashkisë Lezhë.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore të depozituar nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet që kundërshton rezultatet zgjedhore të bashkisë Librazhd.

Me kërkesë të palës ankuese për t’u tërhequr nga ankimi, KAS pushoi shqyrtimin administrativ.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBardhi: Lirimi me kusht i Saimir Tahirit, tallje e drejtësisë me drejtësinë
Artikulli tjetër​Sveçla viziton veriun: Sovraniteti është i patjetërsueshëm