Ballina Flash

​Sveçla viziton veriun: Sovraniteti është i patjetërsueshëm

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla sot ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovë në veri të vendit.

Sveçla ka qëndruar sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës.

Ai ka shkruar në Facebook se sovraniteti është i patjetërsueshëm.

“Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm. Faleminderit”, ka shkruar ai. /kosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKAS shqyrton dy kërkesa ankimore
Artikulli tjetërBRUKSEL – PE: Strategji për mbrojtjen kundër ndërhyrjeve të huaja në zgjedhjet evropiane