Ballina Flash

​NATO dislokon forca shtesë në Kosovë

PRISHTINË, 30 maj/ATSH/ Aleanca Veri-Atlantike NATO ka dislokuar të martën forca shtesë në Kosovë si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës, ku 30 paqeruajtës të KFOR-it u plagosën, raporton KosovaPress.

NATO përmes një Twitter-i ka bërë të ditur se ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.

Pjesëtarë të KFOR-it janë ballafaquar të hënën, me protestuesit serbë në Zveçan, të cilët kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri shqiptar në ndërtesën komunale.

Ata hodhën gjësende të ndryshme në drejtim të KFOR-it, derisa plagosën 30 prej tyre.

Sipas NATO-s, vendimi për shtim të numrit të forcave është marrë, ashtu që KFOR-i të mund të garantojë sigurinë, në përputhje me mandatin që ka. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – IA zbulon bakterin më rezistent dhe më të rrezikshëm në botë
Artikulli tjetërMinxhozi: Shqipëria, nivel të ulët inflacioni krahasuar me rajonin