Ballina Flash

Lushnjë, bibliotekë për të rinjtë dhe qendër multifunksionale

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Të rinjtë dhe fëmijët e qytetit të Lushnjës do të kenë tashmë një bibliotekë të re.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa panë nga afër punën për rikonstruksionin e godinës së bibliotekës së qytetit.

Kryebashkiakja Sefa tha se, “falë kësaj ndërhyrje do të kemi një bibliotekë me pamje moderne, pasi duam të afrojmë sa më shumë të rinj”.

“Pjesë e bibliotekës do të jetë edhe një kënd i teknologjisë së informacionit, pasi të rinjtë duan të lexojnë edhe libra online”, tha Sefa.

Balla tha se, “rikonstruksioni i bibliotekës është një premtim i mbajtur. Ka 40 vite që nuk është ndërhyrë në bibliotekën e qytetit”.

Rikonstruksioni i bibliotekës po realizohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), në kuadër të projektit “Të rinjtë për të rinjtë”.

Biblioteka do të transformohet në një ambient argëtimi dhe edukimi jo vetëm për të rinjtë, por edhe për fëmijët. Ajo është konceptuar edhe si hapësirë multifunkisonale, ku të rinjtë angazhohen në trajnime dhe bashkëbisedime të ndryshme.

/k.s/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Sunak në vizitë zyrtare në Uashington
Artikulli tjetërKOMENT – Politikanët ukrainas strehohen nën tokë gjatë sulmit në Kiev