Ballina Aktualitet

Lojëra fati të paligjshme, procedohen penalisht 12 shtetas

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Policia e Cërrikut finalizoi operacionin “Pikët”, për organizimin e  kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në kuadër të këtij operacioni Policia arrestoi në flagrancë një 35-vjeçar, i cili e kishte vënë lokalin që kishte në pronësi, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojës me zara.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 12 shtetas që u kapën duke luajtur në ambientet e këtij lokali.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina ku zhvillohej loja me zara dhe rreth 65 000 lekë të rinj të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLiqeni akullnajor i Gramozit në Kolonjë, ngjitje alpine mes mrekullisë së natyrës
Artikulli tjetërMJEDIS – Ndotja nga plastika mbledh 175 vende në Paris