Ballina Aktualitet

KAS rrëzon dy kërkesa ankimore

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën ankimore të depozituar nga Partia Aleanca Progresiste LZHK që kundërshton rezultatin zgjedhor në Kurbin.

Subjekti Partia Aleanca Progresiste LZHK kishte kërkuar hapjen e një kutie të deklaruar nga KZAZ si të parregullt, numërimin e votave në këtë kuti dhe pasqyrimin e tyre në tabelën përmbledhëse të rezultateve.

KAS nga këqyrja e materialit zgjedhor konstatoi se kutia ishte masivisht e dëmtuar dhe për këtë arsye vendosi rrëzimin e kërkesës së subjektit dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ.

Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore të depozituar nga Partia Aleanca Demokristiane, e cila kundërshton rezultatin zgjedhor për këshillin bashkiak Kamzë. Në ankesë kërkohet rivlerësim i votave të vlefshme dhe të pavlefshme për disa subjekte në disa prej kutive të votimit për këshillin bashkiak, Kamzë.

KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore, pasi pala ankuese nuk ka plotësuar elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore sipas afatit të lënë më parë nga KAS.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla uron Erdoganin pas rizgjedhjes si president i Turqisë
Artikulli tjetërBRUKSEL – Armenia dhe Azerbajxhani drejt një traktati paqeje