Ballina Bota

FOKUS – SHBA-ja dhe Bosnje-Hercegovina rrisin bashkëpunimin në mbrojtje

SARAJEVË, 29 maj /ATSH-ANSA/ – Dy bombardues amerikanë B-1B Lancer do të fluturojnë nesër pasdite mbi Sarajevë dhe qytete të tjera në Bosnje-Hercegovinë, si shenjë e partneritetit të fortë midis SHBA-së dhe Forcave të Armatosura të BiH-së.

Por, edhe në konfirmim të angazhimit të SHBA-së për të mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnje-Hercegovinës.

“Ne rikonfirmojmë lidhjen e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Bosnje-Hercegovinës. Fluturimi është një vitrinë e angazhimit tonë për të ndërtuar marrëdhënie të forta dypalëshe dhe është dëshmi e vlerave dhe qëllimeve tona të përbashkëta”, tha gjenerali James Hecker, anëtar i Forcave Ajrore te SHBA-së dhe komandant i bazave ajrore amerikane në Evropë.

“Nëpërmjet bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ne po krijojmë një rrugë drejt paqes, sigurisë dhe prosperitetit në rajon”, shtoi ai

Dy bombarduesit amerikanë, të cilët janë të stacionuar në bazën britanike të RAF në Fairford, do të marrin pjesë në një ngjarje të përbashkët ushtarake, pranë Tuzlës. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi në panairin “Art, Zeje dhe Sport” në Lezhë: E surprizuar nga talenti i nxënësve
Artikulli tjetërKurti: Jemi përjetësisht mirënjohës për lirinë që forcat amerikane na dhanë