Ballina Bota

TURQI – Erdogan kryeson bindshem balotazhin presidencial

ANKARA, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan ruan me 55,8% të votave, avantazhin ndaj kundërshtarit Kemal Kilicdaroglu, në 44,2%, me mbi 55% të votave të numëruara për rinovimin e presidencës së Republikës në Turqi.

Pjesëmarrja në votime bie në 84% në raundin e dytë.

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, pjesëmarrja në votime ishte mbi 88% në raundin e parë, por në këtë raund pati një rënie të lehtë në 84.2%, që është ende jashtëzakonisht e lartë.

Duke përfshirë numrin e banorëve jashtë vendit, ka mbi 64.1 milionë njerëz që kanë të drejtë të votojnë dhe të gjithë shtetasit turq të moshës 18 vjeç e lart mund të votojnë.

Gjatë raundit të parë, më 14 maj, pjesëmarrja ishte mbi 87% e atyre që kishin të drejtë. Erdogan doli i pari me 49.5% të votave, Kilicdaroglu mori pothuajse 45% të votave ndërsa Sinan Ogan, politikani nacionalist i djathtë i cili më pas vendosi të mbështesin presidentin në largim në balotazh, i cili përfundoi i treti me pak më shumë se 5% të votave.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan votoi në mëngjes, së bashku me bashkëshorten e tij Emine, në lagjen Uskudar, në anën anadolle të Stambollit.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTuristë të shumtë vizitojnë Tiranën
Artikulli tjetër“Nuk jam atraksion turistik”, Rama batuta me turistët e huaj në Gjirokastër